×
  • Showbiz
  • Show

    Sekretet e djalit që bëri të lumtur “Dafinën e lënduar”, rrëfimi i plotë i historisë më të bukur të showbizit

    Insajderi
    12 September 2021 - 14:20

    Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri bëri bujë pak ditë më parë me rrëfimin e historisë së saj personale, pikërisht dhunës së dikurshme nga ish-i dashuri.

    Me të vërtetë ajo s’përmendi emër, por ekzistojnë fakte të shkruara që fjala ishte për Krenar Çoçajn, i cili e akuzonte për një tradhti të mundshme me Ledri Vulën.

    E duke treguar se sa ka vuajtur nga ajo histori, Dafina ka dëshmuar së fundi se tashmë ka hequr dorë nga “djemtë e këqij”, pasi të lumtur tashmë e bën një djalë i mirë, pikërisht Dj Geek. Me rastin e ditëlindjes së tij, Dafina postoi një foto nga pushimet me të, duke ia shprehur dashurinë publikisht në mënyrë pasionante, duke i shprehur: “Gëzuar ditëlindjen, dashuria ime. Unë të dua shumë!”./panorama

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark