×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Sektori privat i diskriminuar nga Qeveria Kurti – Për një vit 53 mijë punëtorë u larguan nga puna

    Insajderi
    21 February 2023 - 14:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Numri i personave që lënë punën në Kosovë për çdo vite po shënon rritje. Pagat e ulëta dhe pasiguria në vendin e punës janë disa nga arsyet që po detyrojnë punëtorët ta lëshojnë vendin e punës. Vetëm gjatë vitit që lamë pas 53 mijë punëtorë u larguan nga puna.

    Kështu deklaroi për Gazetën Insajderi, kreu i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi. Ai tha se gjendja më e rënd është tek punëtorët e sektorit privat të punësuar në institucione shtetërore.

    Azemi tregoi se ne vitin 2021 42 mijë e 700 punëtor u larguan nga puna.

    “Gjatë këtij viti ende nuk kemi ndonjë informacion të saktë, ndërsa në vitin 2022 kanë lëshuar punën 53 mijë persona kurse në vitin 2021, 42 mijë e 700 persona u larguan nga puna. Punëtorët e sektorit privat që kryejnë shërbime për institucione shtetërore gjendja e tyre është shumë më e rënd pasi që buxheti i tyre varet nga buxheti i Qeverisë. Kompanitë që nuk kanë asgjë të përbashkët me Qeverinë kushtet janë pak më të mira, por pagat e ulëta, pasiguria në punë janë arsyet kryesore që largohen nga puna”, u shpreh Azemi.

    Tutje, kreu i Sindikatës së Sektorit Privat tha se në sektorin privat nuk ka rezultat të mirë që nga Qeverisja e Kurtit

    Sipas Azemit, punëtorët e sektorit privat janë sanksionuar nga Qeveria derisa atyre publik ua beri rrogën 3 herë më të mëdha .

    “As punën dhe lëvizjen më të vogël Qeveria Kurti nuk ka bërë gjatë dy viteve. Jo që nuk iu ka dalë në ndihmë punëtorëve por i ka sanksionuar punëtorët e sektorit privat. Doli me disa ndihma shume të vogla për punëtorët ndërsa për ata të sektorit publik ju bëri rrogat 3 herë më të mëdha se na përkundër asaj që ata kryejnë punë më pak se ne. Ne jemi të diskriminuar nga Qeveria Kurti”, deklaroi Azemi.

    Sindikata e punonjësve të sektorit privat, vazhdimisht ka kërkuar rrite të pagave për këtë sektor, me vendim për rritje të pagës minimale nga Qeveria, pasi sipas tyre këta punonjës janë të rrezikuar për mbijetesë.

    Kërkesa e tyre është rritja e pagës minimale në 250 euro me Ligj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark