×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sekuestrimi i 400 kg kokainë, arrestohen edhe dy persona

    Insajderi
    23 September 2022 - 16:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se sot janë arrestuar edhe dy persona për rastin e sekuestrimi të 400 kilogramëve kokainë.

    H.SH dhe N.M dyshohen për disa vepra penale.

    Dy (2) persona me inicialet H.SH dhe N.M, shtetas të Republikës së Kosovës, nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprave penale, si në vijim pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal të organizuar lidhur me veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, si dhe për veprat penale të kryera në bashkëkryerje, pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare dhe frikësimi gjatë procedurës penale”, thuhet në komunikatë.

    Me urdhër të Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë janë bastisur dy lokacione me ç’rast kanë siguruar edhe prova materiale.

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës do të vazhdojë procedurat e tjera ligjore në rastin konkret”, thuhet në komunikatë.

    Në maj të vitit të kaluar, shtatë persona janë arrestuar pasi drejtoria e Hetimeve të Trafikimit me narkotik në koordinim me policinë italiane dhe shqiptare, pas një hetimi të përbashkët gjatë kontrollit në depon e një kompanie kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë në peshë prej 400 kg.

    Aksioni për kapjen ishte realizuar me urdhër të Prokurorisë Speciale dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, autoritetet italiane dhe ato të Shqipërisë.

    Kokaina, e cila u kap në oborrin e një kompanie private, kishte qenë e kamufluar në paketim të mishit të pulës në kamionin i cili po e barte atë.

    Për rastin e njëjtë, në paraburgim janë duke qëndruar edhe katër persona të tjera.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark