×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Sekuestrimi join the chat”, përdoruesit e Tik Tok’ut dynden me komente në videon e veturave luksoze të “Auto Lipjani”

    Insajderi
    02 March 2023 - 19:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    14 persona janë arrestuar sot pas aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës, të cilët me urdhër të Prokurorisë Themelore të Ferizajt kanë zhvilluar një operacion në kuadër të hetimeve lidhur me rastin  “Brezovica”.

    Cak i këtij aksioni ishte edhe “Autosalloni Lipjani” . Pas raportimeve se këtij salloni iu janë sekuestruar rreth 10 vetura që kapin shifra milionëshe përdoruesit e Tik Tok’ut nuk janë kursyer me komente.

    Ata ia janë “vërshuar” me komente në videot e postuara në Tik Tok nga ky autosallon.

    “Tanë këta kerre mu mbush pluhun”, “Me hyqmet edhe me rrym s’ka lojë kanë thonë”, Sa kushton llambo, “Sekuestrimi join the chat””, janë disa nga komentet.

    @autosallonlipjani #autosallonlipjani #kosovo🇽🇰 #fyp #fy ♬ оригинальный звук – Jeltoksan

    Sipas burimeve të gazetës këtij salloni iu janë sekuestruar rreth 10 vetura që kapin shifra milionëshe.

    Gazeta Insajderi sjelli pamje ekskluzive nga veturat që u janë sekuestruar sallonit “Lipjani” që ndodhet në Çagllavicë.

    @insajderitv Keto janw veturat e sekuestruara nga autosalloni Lipjani #autosallonlipjani #insajderi #insajderitv ♬ original sound – Insajderi

    Gjatë këtij aksioni janë kontrolluar dhe bastisur një numër i madh i auto salloneve, shtëpive dhe lokaleve përcjellëse në lokacione të ndryshme, konkretisht në qytetin e Prishtinës, Ferizajt, Vushtrrisë, Lipjanit dhe komunës së Vitisë, njofton prokuroria.

    Po ashtu, policia ka zbarkuar edhe tek  “Auto Salloni Besa” dhe “Iliri”.

    Të dyshuarit me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar  në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprave penale “Fajdeja”, “Shmangia nga tatimi” dhe “Detyrimi”.

    https://insajderi.org/%f0%9d%97%a9%f0%9d%97%9c%f0%9d%97%97%f0%9d%97%98%f0%9d%97%a2-keto-jane-veturat-milioneshe-qe-u-sekuestruan-ne-auto-sallonin-lipjani/embed/#?secret=K14Pve9ah6#?secret=mtSfMXe7nf

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark