×
  • Sport
  • Sport

    “Selektori doli për të pirë kafe”- Si u dikualifikuan nga gara dy kikboksierët e rinj për faj të federatës

    Insajderi
    18 May 2024 - 13:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një gabim i Selektorit të Federatës së Kikboksit të Kosovës, Nysret Salihaj ka lënë jashtë gares për Kupën Botërore në Stamboll dy kikboksierët e rinj Gent Hyseni dhe Zan Krasniqi.

    Kikbokserët e Kosovës Gent Hyseni dhe Zan Krasniqi  fituan ndeshjet e para ne Kupën Botërore ne Stamboll Turqi për ëndrra e tyre per medalje nuk vazhdoi më tej.

    Selektori i Federatës se Kikboksit të Kosovës Nysret Salihaj nuk e kishte vëmendjen e mjaftueshme në detyrën e tij dhe doli te pinte kafe dhe cigare në momentin kur garuesit u thirren për të dal në ring.

    Kjo ka bërë që dy kikboksierët e rinj nga Kosova të diskualifikohen nga gara.

    Ky ishtë një shans i humbur që Kosova të merrtë një medalje në këtë sport.

    Lidhur me këtë lëshim, Federata e Kikboksit të Kosovës nuk ka  marr ende masa ndaj përgjegjesit Nysret Salihaj i cili ia humbi mundësinë që dy fajterat të kthehen në Kosovë me medalje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark