×
  • Lajme
  • Lajme

    Selim Kryeziu pret që fitorja t’i vie nga Shkupi

    Insajderi
    23 November 2017 - 19:16

    Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), për komunën e Dragashit, Selim Kryeziu në rezultatet preliminare të KQZ-së, u shpall humbës, mirëpo me një vendim të nënshkruar sot nga PZAP, ai pret që të shpallet fitues. Ai ka fajësuar zëvendësministrin e Zhvillimit Ekonomik për manipulim të votave.

    Pas vendimit të rinumërimit të votave në komunën e Prishtinës dhe Prizrenit, Paneli Zgejdhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), vendosi që edhe në komunat e Istogut, Rahovecit, Dragashit dhe Kllokotit, të kryhet e njëjta procedurë.

    Nga rinumërimi i këtyre votave u përmbysen rezultatet e dy komunave, asaj të Istogut dhe të Kllokotit.

    E njëjta gjë është duke e pritur edhe komunën e Dragashit.

    Para rinumërimit të votave fitues ishte shpallur kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shaban Shabani, ku kundër kandidati i tij ishte Selim Kryeziu nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), kishte humbur me një rezultat shumë të ngushtë.

    Shaban Shabani kishte marr 6.279 vota ndwrsa Selim Kryeziu 6.238. Teksa ky i fundit është duke pritur rezultatin e rinumërimit për të shpallur fitoren.

    Kryeziu ka thënë për Insajderin se është duke pritur votat të cilat vijnë nga Shkupi.

    “Me qenë se votat janë absolutisht të parregullta, janë më shumë se 200 vota të njëjtit fshatit dhe janë diku 50 shqiptarë nëpër Evropë dhe ne na vin vetëm 200 nga Shkupi”, ka thënë Selim Kryeziu për Insajderin.

    Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në komunën e Dragashit janë 88 votat me kusht dhe personat me aftësi të kufizuar dhe 230 votat janë me poste.

    Mirëpo Kryeziu është shprehur se ka një problem me votat me post pasi që zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Usman Balxhik, ka vota të porositura për kundër kandidatin e tij, Shaban Shabani nga PDK-ja.

    “Ne i kemi një problem me votat me post që vin nga Maqedonia, ku janë katër pesë familje, të cilat janë të porositura nga zëvendësministri, Usmen Bagji, një gjë që e ka bërë edhe edhe herën e kaluar, mirëpo për t’ia kthyer shpërblimin pas emërimit të zëvendësministrit ai shkon dhe bënë fushat për kandidatin e PDK-së”, ka thënë Kryeziu.

    Mirëpo Kryeziu është shprehur se “nëse këto vota anulohen e që nuk është dasht të anulohen atëher unë do të jem fitues”. /Insajderi.com

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark