20:40 - 01 Prill 2023

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, para nisjes së gjykimit për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët ndodhen në Hagë, ka thënë se Gjykata Speciale është themeluar për shkak të presionit nga vendet perëndimore, si pasojë e raportit të Dick Marty.

Selimi tha se akuzat e përmendura në raportin e politikanit zviceran nuk janë vërtetuar asnjëherë.

“Kosova nën presion nga Perëndimi e ka krijuar Gjykatën Speciale për të trajtuar akuzën e ‘trafikimit të organeve’ që ishte në raportin e politikanit zviceran”, ka shkruar Selimi në Twitter.

“Lidershipi kosovar është akuzuar dhe ka qëndruar në paraburgim për 2 vite pa gjyq. Gjykimet fillojnë tani, por asnjë  provë për ‘trafikim organesh’ nuk u gjet”, ka përfunduar ai.