×
  • Lajme
  • Aktuale

    Selimi – Kurtit: Nuk është problem fustani e kostumi, është hipokrizia, fatmirësisht populli mban mend

    Insajderi
    18 July 2021 - 20:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Selim Selimi ish ministër i Drejtësisë ka thënë se hipokrizia është ajo që populli mban mend.

    Selimi nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar ndaj asaj që ditëve të fundit është përfolur shumë, shkuarjes së Kryeministrit në Kanë dhe çmimit të fustanit të vajzës së tij.

    Ai ka thën se në politikë sulmi ndaj familjes është i papranueshëm.

    “Nuk është problem as fustani e as kostumi, në politikë sulmi ndaj familjes është i papranueshëm. Problem është hipokrizia. Fatmirësisht populli mban mend”.

    Selimi ka thënë se këtë retorikë e ka mbjellur pikërisht kryeministri Kurti.

    “Nga shpata u ngrite, nga shpata do të biesh!”, ka shkruar Selimi duke i’u referuar kryeministrit Kurti.

    Postimi i plotë:
    Nuk është problem as fustani e as kostumi, në politikë sulmi ndaj familjes është i papranueshëm. Problem është hipokrizia. Fatmirësisht populli mban mend.
    Këtë retorikë sulmi e ka mbjellur pikërisht kryeministri Kurti.
    Nga shpata u ngrite, nga shpata do të biesh!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark