×
  • Lajme
  • Insajderi

    Selimi, Sallahut: Dërgo edhe shumë kontrata në prokurori, ndoshta t’i rreh lideri krahët e te thotë “aferim o trim”

    Insajderi
    07 May 2021 - 15:14

    Ish-Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka thënë se MD-ja duke mos pasur vizion e duke punuar me” aparatçikë të revolucionit po ushtron dhunë mbi sistemin.

    Ai tutje thotë se e dinë që do të bëhet gjueti e shtrigave e do të krijohen drama të panevojshme, por Kosova ka prodhuar kualitet të rezistencës.

    “Publikimi i shpenzimeve për të akuzuarit e Gjykatës Speciale, krijon dëmtim të parimit juridik të barazisë së armëve para arbitrit (Gjykatës). Krijimi edhe i një komisioni për të bërë punën e njëjtë me komisionin e vetingut është abuzim i parasë publike për të njëjtin rezultat”.

    Tutje, Selimi ka informuar zëvendësministrin e Drejtësisë që të dërgojë sa me shume kontrata te nënshkruara nga ai ne prokurori, pasi kështu i bije ne sy liderit.

    “E informoj shefin e Ministrisë së Drejtësisë, aparatçikun që shërben si Zv.Ministër që t’i dërgojë edhe shumë kontrata tjera që i kam nënshkruar si Ministër në prokurori. Ndoshta atëherë do të tërheq mjaftueshëm vëmendjen e liderit e ndoshta atëherë lideri do t’ia rrahë lehtë supet e t’i thotë “aferim o trim”, shton ai.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark