×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Selmanaj: Kosova në duar të padijshmëve me agjendë anti-Kosovë

    Insajderi
    07 June 2023 - 22:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka kritikuar qasjen e kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentes, Vjosa Osmani ndaj situatës në veri.

    Selmanaj tha se kjo qasje tregon haptazi që Kosova është në duar të aventurierëve, të padijshmëve dhe politikanëve me agjendë anti Kosovë.

    “Kosova pa zot shtëpie. Situata në veri dhe qasja e binomit Kurti&Osmani, shpërfaqi hapatazi se vendi ynë është në duar të aventurierëve, të padijshmëve dhe politikanëve me agjendë anti Kosovë!”, ka shkruar Selmanaj në Facebook.

    “Nga ta kot kërkojm maturi e pragmatizëm, kot kërkojm qasje racionale, kot kërkojm të kujdesen për marrëdhëniet me aleatët tanë strategjikë, nga ta kot kërkojm edhe mbrojtje të interesave kombëtare.”, shtoi ai.

    Tutje ai tha se “kur padituria dhe agjenda e mbrapsht bëhen bashkë, atëherë rezulltati është i tmerrshëm dhe me pasoja shumë të rënda për vendin.”

    Deputeti opozitartha se “të tillët” duhet të largoheshin jo vetëm nga udhëheqja e institucioneve por edhe nga politika.

    “Të tillët, jo që duhet rrëzuar nga qeveria dhe udhëheqja e institucioneve publike, por duhet larguar përgjithmonë nga politika.”, tha ai.

    “Po i lam të vazhdojnë, do na mallkoj historia dhe gjeneratat pas nesh!”, përfundoi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark