23:39 - 14 Shtator 2021

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj ka marrë shkas nga një deklaratë e ambasadorit amerikan, Philip Kosnet, për të dëshmuar se dikur koalicionin qeverisës mes LDK-së dhe LVV-së e kishte prishur qasja e kryeministrit Albin Kurti ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“A ka ende dilema?!!Ju kemi thënë e stërthënë që koalicioni LDK-VV është prish për shkak të qasjes së papranueshme të Albin Kurtit me aleatin kryesor të Kosovës, SHBA-të. Neve nuk na besonit, po ambasadorit Kosnett?”, ka thënë Selmanaj.