×
  • Showbiz
  • Show

    Semi, Bora dhe Elvana: Ron Zaiti tregon me kë do të martohej, me kë do të kalonte një natë dhe me kë do të bashkëpunonte

    Insajderi
    18 February 2023 - 15:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në një intervistë të dhënë së fundmi, këngëtari Ron Zaiti, jo vetëm që nuk sqaroi pikëpyetjet në lidhje me marrëdhënien e tij me Semi Japuajn, por i shtoi më shumë ato.

    Në lidhje me tashethemet se mes tyre ka pasur një romancë, Roni tha se këto fjalë kanë qarkulluar në media, dhe preferon t’i lërë “ashtu si janë”, ndërsa u bë pjesë edhe e një loje me moderatoren e “Glamour Zone.”

    Pyetje: Do të bashkëpunoja…, do të kaloja një natë… ose do të martohesha. Do të them tre vajza dhe ti do të zgjedhësh.

    Roni: Do kisha bashkëpunuar me Semi Jaupaj, kisha kaluar një natë me Bora Zemanin dhe isha martuar me Elvana Gjatën.

    Kujtojmë se pak kohë më parë Semi ka deklaruar se kënga është fshirë nga platforma YouTube nga Roni. Duke sqaruar të vërtetën e deklaratës së Semit, Roni ka zbuluar se në fakt ‘fajtore’ për fshirjen e këngës është Dafina Zeqiri, me të cilën Roni tha se nuk bashkëpunon më.

    “Se kam fshirë unë këngën, ajo është interpretuar keq prej Semit. Unë kam qenë pjesë e labelit të “Moneyz Music” që nuk jam më pjesë e tij. Tani jam vetë. Shkak i heqjes së të gjitha këngëve nga të gjitha rrjetet sociale ka qenë shtëpia muzikore për shkak se nuk jam më i kontraktuar prej tyre, nuk marr më pjesë në shtëpinë muzikore. Arsyen se di. Por vendimi ka qenë i drejtueses së shtëpisë muzikore, Dafina Zeqirit,e cila ka vendos me i heq të gjitha këngët prej youtube dhe ashtu ka ndodh. Nuk janë hequr nga unë se nuk kam pasur akses. Ka qenë pronë shtëpisë muzikore”- tha Rono teksa ishte i ftuar në “Glamour Zone.”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark