×
  • Showbiz
  • Show

    “Sëmundja” që ia rriti famën- Këto janë figurat publike që po i dalin në mbrojtje Luizit

    Insajderi
    12 January 2023 - 16:59

    Episodi i së martës i Big Brother Vip Albania tek shumë shikues të show- it ka ngjallur ndjenja frustrimi për produksionin e programit. Kjo pasi banori, Luiz Ejlli, ditë më parë kishte deklaruar se vuan nga një lloj i rrallë i tumorit. Ai më pas ka ndryshuar deklaratën e tij, duke thënë se ajo ishte historia e një shokut të tij.

    Me insistimin e produksionit Luizi u dërgua në spital për t’i bërë analizat, të cilat dhanë rezultate pozitive për shëndetin e tij.

    Dërgimi në spital në orët e vona të mbrëmjes, dalja e rezultatit të analizave në një periudhë kohore shumë të shkurtë dhe ‘’urdhëri’’ i moderatores, Arbana Osmani që kjo temë mos të diskutohet më, ka bërë publikun të ragojnë nën dyshimin se Luiz Ejlli është i sëmurë por produksioni po e ‘’heshtë’’ atë dhe kontrollat mjekësore ia kanë bërë vetëm sa për sy e faqe.

    Në mesin e shikuesve që kanë reaguar, kanë qenë edhe figura publike përfshirë edhe ish banorë të Big-ut e ish-pjesëmarrës të Për’puthen.

    Ish banori i edicionit të kaluar, Elhaid Cufi ka akuzuar produksionin se po e shfrytëzon situatën e Luizit për shikueshmëri.

    Sipas tij, Luizi ka një brengë shumë të madhe dhe kjo shihet nga sytë e tij, të cilën produksioni ia ka ngulur në ndërgjegjje pa pikë mëshire.

    Në atë shpi shumë prej fjalëve që thuhen duken të lira, por janë në burg e dalin sipas dëshirës së gardianëve”, ka shkruar Cufi që gjithashtu ka bërë thirrje që të ‘’ durojnë’’ derisa të dal e vërteta në shesh edhe pse për një gjë të tillë është skeptik pasi produksioni mbase nuk do të lejojë një gjë të tillë.

    Damian Agalliu, ish banori i Big Brother, edicionit me banorë jo vip, nëpërmjet një postimi në Instagram ka shprehur përkrahjen e tij për Luizin dhe revoltën për moderatorën dhe produksionin.

    Ai ka thënë se Ejlli duhet ta paditë produksionin për dhunim psikologjik dhe se ai është bërë kavie për interesat e ‘’fitueses’’ që e trajtoi në mënyrën më të keqe të mundëshme, siç i kanë trajtuar shumë të tjerë më parë.

    Ndërsa, opinionistja e emisionit Goca dhe Gra që transmetohet në Top Chanel, Armina Mevlani, ka thënë se ‘’nuk kemi si ta dimë për të paragjykuar deri në këtë fazë, e për të fyer dikë deri në këtë pikë sepse sëmundjet e rënda ndonjëherë është e vështirë të diagnostikohen me një palë analiza dhe shumë më komplekse. Nuk e di nëse Luisi ka thënë të vërtetën, apo e ka mohuar për të mos u viktimizuar por ajo që di të themë është që në të dyja rastet ai ka nevojë për ndihmë’’.

    Einxhel Shkira e cila muajin e kalur ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, ka thënë ‘’ Sa rëndësi ka për ne e vërteta e dikujt tjetër?’’.

    Ish përputhësja Melisa Lleshi mes tjerash ka thënë ‘’ Nëse nuk keni një fjalë të mirë për të thënë, më mirë mos thuani asgjë të keqe’’.

    Edhe Kozaku, djali viral në Tiktok në një ‘’story’’ në Instagram ka shkruar ‘’Unë s’kam interest e ty por të mbështes sepse është legjend’’. Poshtë shkrimit ka vendosur foton e Luizit të vendosur në dronë I cili u valvit dje në oborrin e shtëpis së Big- ut.

    E një ide se si duhet të ‘’ shpëtoj’’ Luizi nga kjo situatë e ka dhënë moderatorja Fatma Haxhialiu, ajo ka thënë se dikush nga familjarët e Luizit duhet të flaës nëse ai është futur në lojë për të fituar lekët e shërimit.

    Fation Kuqari përkundër se konkurrente në garë ka shoqet e tij nga Për’puthen, Tean dhe Efin ai ka zgjedhur që ta votoj Luizin si banorin më të pëlqyer të shtëpisë. /Insajderi

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark