×
  • Lajme
  • Insajderi

    Serbët bëjnë gjeste nacionaliste afër fytyrës së Viola von Cramon, ndërhyn Policia

    Insajderi
    28 October 2021 - 18:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Eurodeputetja dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon po qëndron në Serbi, nga ku ka drejtuar kritika të ashpra për presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe e ka kritikuar po ashtu raportin e sivjetmë të Komisionit Evropian për Serbinë.

    Gjatë vizitës në Loznicë, një grup serbësh e pritën atë duke bërtitur “Kosova është zemra e Serbisë”. N1 nga vendi i ngjarjes raportoi se një takim i saj është shtyrë, transmeton Gazeta Express

    “Dolën 10 qytetarë të Loznicës, por thanë se nuk kanë ardhur për të krijuar probleme, ka pasur një konflikt verbal, është paraqitur edhe policia… Von Cramon u përshëndet që në hyrje me thirjet ‘Kosova është zemra e Serbisë’, ajo nuk kaloi pranë tyre, por ishte e gatshme të bisedonte, i pyeti pse bërtisnin, ata i thanë se është një nga ata që e mbështesin Kosovën e pavarur. Ajo u sugjeroi që t’i shkëmbejnë numrat e telefonit dhe të diskutojnë”, tha reporterja e N1.

    Paraprakisht, Viola von Cramon tha në Beograd se raporti i Komisionit Evropian (KE) për përparimin e Serbisë në procesin e anëtarësimit përmban shumë kritika, por se një ton pozitiv po përhapet sepse, siç tha, ka një tendencë për t’i dhuruar diçka presidentit serb para zgjedhjeve. Ajo vlerësoi se nuk është detyrë e KE-së ta bëjë këtë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark