×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Serbët janë rusë të vegjël, Rusia do të kishte ndikim në Kosovë përmes Asociacionit”, aktivisti serb flet për takimin në Ambasadën e ShBA’së

    Insajderi
    31 January 2023 - 19:11

    Takimi në Ambasadën e ShBA’së në Prishtinë në lidhje me Asociacionin u zhvillua simbas rregullave të “Chatham House”, që do të thotë se pikëpamjet e shprehura nga pjesëmarrësit të mos bëhen publike, shkruan Insajderi.

    Megjithatë, Aleksandar Arenijeviç, drejtues i një OJQ-je serbe në Kosovë, ka dhënë detaje, sipas tij, të qëndrimeve të shprehura në atë takim, ku medias serbe “KoSSev” i ka thënë se disa nga përfaqësuesit e qeverisë kosovare, kanë thënë se “serbët janë rusë të vegjël dhe se përmes Asociacionit, Rusia do të kishte ndikim në Kosovë”.

    Arenijeviç madje thotë se disa nga përfaqësuesit e opozitës “kanë treguar mirëkuptim” ndërsa përfaqëusesit e qeverisë kosovare “nuk e kuptuan thelbin”.

    “Është biseduar për faktin se serbët në Kosovë nuk kanë kohë të humbasin në themelimin e Asociacionit, dhe se duhet bërë sa më parë, sepse sikur pilula e hidhur që e gëlltitëm më 2013, pas barrikadave më 2011 dhe 2012, ku edhe një regjjim ra, ajo e Boris Tadiq, ne morrën Marrëveshjen e Brukselit dhe pilula e hidhët Asociacioni, i cili ende nuk është formuar”, ka thënë Arsenijeviç.

    Mes tjerash, ai tha se përfaqësuesit e komunitetit serb kishin “gati se një qëndrim unik” që Asociacioni duhet të formohet sa më parë.

    Sipas tij, takimi ishte produktiv derisa shtoi se “takime të tilla janë të nevojshme për shoqërinë kosovare dhe duhet të zhvillohen më shpesh”.

    Arsenijeviç beson se “pa themelimin e Asociacionit nuk mund të ketë progres”.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark