×
  • Sport
  • Sport

    Serbët ndihen të tradhtuar pse rusët lejuan Kelmendin me simbole të Kosovës

    Insajderi
    22 April 2016 - 23:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vendi që po tenton në grahmat e fundit, të izolojë çdo sport dhe disiplinë kosovare në arenën ndërkombëtare, është ndierë i tradhtuar nga aleati më besnik i tij, Rusia.

    Kelmendi fitoi medaljen e artë në Europianin që po zhvillohet në qytetin rus të Kazanit, por më shumë sesa suksesi i Majlindës, serbëve u ka djegur lejimi i Rusisë, që Kosova të përfaqësohet në Europian me simbolet shtetërore, teksa edhe garda e ushtrisë ruse nderoi himnin dhe flamurin e Kosovës.

    “Vëllezërit rusë na e ngulën thikën pas shpine, ushtarët përshëndetën flamurin e Kosovës së Thaçit”, është titulli i “Kurir”, njofton tch.

    “Rusët e ndalën në fillim flamurin, por u zmbrapsën më pas. Xhudistja shqiptare, në podium me simbolet e Kosovës”, shkruhet në portalin sportiv “Blic”. Nuk ka munguar jehona edhe në mediet e Republikës Serbe të Bosnjes, një krahinë autonome në Ballkan, që evokon ende ndjenjat e ish-Jugosllavisë.

    “Serbia, në shok total. Edhe ushtarët rusë nderojnë simbolet e Kosovës”, thuhet në portale të ndryshme, ndërsa tifozët kërkojnë një notë proteste te Moska zyrtare.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark