×
  • Lajme
  • Insajderi

    Serbët vazhdojnë protestën, situata mbetet e qetë në veri

    Insajderi
    21 September 2021 - 19:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Situata e përgjithshme gjatë ditës së sotme në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak është e qetë dhe pa ndonjë incident.

    Rrugët vazhdojnë të mbeten të bllokuara dhe nuk ka qarkullim të automjeteve, ndërsa qytetarët mund të kalojnë kufirin këmbë.

    Në Jarinje kolona e kamionëve dhe automjeteve tjera arrin rreth pesë kilometra, ndërsa në Bërnjak kjo distancë është më e vogël.

    Forcat e Policisë së Kosovës janë të pozicionuara nëpër punkte përgjatë kufirit dhe po mbajnë situatën nën kontroll.

    Qindra qytetarë serbë, të punësuar kryesisht nëpër institucione paralele, sikur janë të detyruar të dalin nga ora 8:00 deri në 16:00 dhe të qëndrojnë në rrugë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark