×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbia arreston një qytetar nga Zveçani, thotë se e zuri me 14 kilogramë kanabis

    Insajderi
    22 January 2023 - 14:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sipas asaj që shkruan Kossevi, MUP-i serb i ka sekuestruar mbi 15 kilogramë kanabis në një aksion të përbashkët me Drejtorinë e Policisë Kriminale të këtij shteti.

    Kjo ngjarje ka ndodhur në mëngjesin e sotëm, ku raportohet se në Rashkë ishin zënë 14 paketa me narkotikë në pjesën e poshtme të një veture “Mercedes” me targa të Kralevës.

    Vetura në fjalë drejtohej nga një qytetar i komunës së Zveçanit që raportohet të ketë datëlindjen e vitit 1984 dhe inicialet S.R, raporton Kossev.

    Ky person është arrestuar për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve.

    Nuk dihet nëse ky person ka pasur edhe nënshtetësi të Republikës së Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark