×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Serbia kërkon Asociacionin gjithsesi, njohjen e Kosovës kurrsesi

    Insajderi
    28 January 2023 - 17:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zv/kryeministri serb, Millosh Vuçeviq, ka thënë se pozicioni i Serbisë në raport me dialogun me Kosovën qëndron në “tri vija të kuqe”, raporton Insajderi.

    “Themelimi i detyrueshëm i Asociacionit, mosnjohjen e Kosovën dhe moslejimin e anëtarësimin të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”.

    Këto janë pikat e panegociueshme, tha ministri serb i mbrojtjes, Millosh Vuçeviiq, në një intervistë për gazetën “Dnevnik”. “Gjithçka tjetetër është çështje për t’u diskutuar”, tha ai.

    Vuçeviq hodhi akuza ndaj kryeministrit kosovar, Albin Kurtit, për përdorim të metodave “më perfide dhe tinzare” për gjoja provokim të konfliktit Kosovë-Serbi, që, sipas tij, kishte për synim “të paraqiste serbët si këqinjt”.

    Zv/kryeministri serv Vuçeviq, i cili edhe do të jetë kryeministër me rotacion në mandatin dy-vjeqar të Ana Brnabiq, tha se në raport me një marrëveshje me Kosovën “do të përdorim të gjithë potencialin demokratik”./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark