×
  • Sport
  • Sport

    Serena Williams lavdëron Sharapovën për guximin

    Insajderi
    09 March 2016 - 08:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tenistja amerikane, Serena Williams, thotë se kolegia e saj ruse, Maria Sharapova, “ka treguar shumë guxim” në marrjen e përgjegjësisë për testin e dështuar të drogës.

    Tenistja Williams, që ka shënuar fitore në më tepër se 20 turne madhore ndërkombëtare, tha mbrëmë se për Sharapovën “shpreson më të mirën”, një ditë pasi ylli sportiv rus zbuloi se ka dështuar në testin e drogës. Sharapova dështoi në këtë test në ditën kur  e humbi duelin kundër tenistes Williams, në turneun Australian Open, në muajin janar, raporton agjencia AP.

    Sharapova aktualisht e ka humbur besimin e disa kompanive që e sponzorizonin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark