Sergio Ramos ka marrë një vendim për të ardhmen, ndërsa Joan Laporta ka zgjedhur se çfarë dhurate do t’i bëjë trajnerit Koeman dhe tifozëve katalanas në merkato.
Kapiteni i Real Madrid del lojtar i lirë në fund të sezonit. Shumë është përfolur për një largim nga “Los Blancos”, por mbrojtësi andaluzian ka zgjedhur të qëndrojë.
Mediat spanjolle raportojnë se 35-vjeçari, pjesë e Real Madrid prej viti 2005, është gati të pranojë uljen e rrogës me 10% nëse oferta e Realit është 2-vjeçare, pra deri në verën e vitit 2023.
17.3 milion euro në sezon përfiton qendërmbrojtësi, duke qenë lojtari më i paguar te kampionët e Spanjës pas Eden Hazard. Familjarët e kanë këshilluar të vazhdojë të luajë me ekipin ku kapi majat dhe ka shkruar historinë.
Tani topi ka kaluar te Florentino Perez, presidenti i Realit.