Real Madridi ka humbur një lojtar, por ka rikuperuar një tjetër.
Dani Carvajal sipas të gjitha gjasave e ka mbyllur sezonin para kohe, pas një dëmtimi që pësoi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Chelseat.
Lajmi i mirë për Realin para ndeshjes së kthimit me Chelsean, është rikuperimi i kapitenit, Sergio Ramos.
Ai ka lënë prapa shqetësimet dhe të enjten është stërvitur bashkë me skuadrën, duke dhënë sinjale se do të jetë gati për sfidën e së mërkurës.