×
  • Lajme
  • Showbiz
  • Insajderi / Ballina 5

    Seriali ‘Rrushe’ i titruar nga Top Channel – vjen reagimi i aktores kryesore, Doresa Rexha

    Insajderi
    24 May 2023 - 19:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Seriali “Rrushe” është kthyer në temën e ditës në mediat shqiptare dhe rrjetet sociale.

    Kjo pasi pak ditë më parë nisi transmetimi në kanalin Top Channel.

    Mirëpo ajo çfarë bëri ktheu vëmendjen nga transmetimi i këtij seriali ishte titrimi shqip i vendosur në ekran, ani pse seriali është i tëri në gjuhën shqipe (kryesisht në dialektin e folur në Kosovë).

    Mes shumë reagimeve dhe pikëpyetjeve që u ngritën për arsyen e titrimit nga shqipja në shqip, aktorja e rolit kryesor në serial, Doresa Rexha.

    Ajo në një koment të shkruar në statusin e aktorit Shkumbin Istrefi (gjithashtu pjesë e kastit të “Rrushe”), sqaroi se titrimi në shqip ka ekzistuar edhe gjatë kohës kur seriali u transmetua në Kosovë.

    “Sa për informacion, ‘Rrushe’ ka qenë e titruar edhe gjatë transmetimit në televizion të Kosovës”, ka shkruar Rexha në një përgjigje ndaj një ndjekësi.

    Foto: Doresa Rexha/Facebook

    Tutje, aktorja që luajti Rrushen në serialin e shumëpëlqyer, theksoi se arsyeja e vendosjes së titrave ka qenë në nderim të komunitetit të shurdh-memecëve.

    “Arsyeja se pse kemi vendosur që të kemi titra është për shkak që kur e kemi transmetuar para dy viteve, kemi marrë falënderim nga Shoqata e Shurdhmemecëve pasi që kanë pasur mundësi ta përcjellin serialin, andaj për të njëjtën arsye kemi vendosur bashkarisht me Top Channel që edhe atje të ketë titra”, ka thënë Doresa

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark