Trajneri i Malishevës, Sami Sermaxhaj, që debutoi në krye të ekipit ndaj Ballkanit, ka pranuar cilësinë e kampionit në fuqi.
Malisheva, të mërkurën u mposht në shtëpi 3:2 nga Ballkani në ndeshjen e mbetur të xhiros së parë.
Sermaxhaj pas ndeshjes tha se ekipi i tij luftoi deri në fund dhe tregoi karakter, por cilësia e Ballkanit erdhi në pah në këtë përballje.
“Ideja ishte që të luajmë me kundërsulme dhe të marrim një rezultat pozitiv. Në avancuam të parët dhe në pjesën e parë treguam paraqitje të mirë, por Ballkani ka nivel dhe këtë e dëshmoi. Fillimisht, duke barazuar rezultatin në fund të pjesës së parë dhe pastaj të shënoj dy golat tjerë në të dytën”, ka thënë Sermaxhaj.
“Ata dominuan në pjesën e dytë dhe e kishim shumë të vështirë ta përballojmë lojën e tyre që ishte tejet e shpejt. Ne luftuam deri në fund dhe përgëzoj ekipin për karakterin që tregoi, por në këtë ndeshje cilësia e bëri të veten”.