×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Serwer thotë se ShBA po bën “bullizëm diplomatik” ndaj Kurtit

    Insajderi
    31 January 2023 - 18:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Bullizëm diplomatik” dhe “e njëanshme”. Kështu e ka vlerësuar profesori amerikan dhe njohësi i çështjeve rajonale, Daniel Serwer, publikimin e përbashkët të Këshilltarit të Lartë në Departamentin amerikan të Shtetit, Derek Chollet, dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, ku kërkuan themelimin e menjëhershëm të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, raporton Insajderi.

    Serwer, në një publikim në bllogun e tij “Peacefare” ka kërkuar që “topi të hedhet në oborrin e Serbisë” dhe jo anasjelltas nga amerikanët.

    “Nuk i ofrohet asgjë Prishtinës në këmbim të kënaqjes së objektivave primare të Beogradit në negociata”, ka shkruar Serwer.

    Profesori amerikan e ka një lexim personal të tij të shkrimit të Chollet-Escobar, ku thotë se “thelbësisht ata po thonë vetëm një gjë”.

    “Amerika është miku i juaj më i mirë, ju na keni borxh këtë [Asociacionin] për shkak të krejt mbështetjes që ju kemi dhënë, qeveria e juaj në të kaluarën është zotuar, do ta bëjmë që krejt kjo të rezultojë në rregull”.

    Kjo, sipas Serwer, “është bullizëm diplomatik”. /Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark