Edhe pse do kishte dashur të luante ndaj kombëtares gjermane në fazën e 1/8-ave në Kampionatin Evropian, Xherdan Shaqiri, thotë se edhe ndaj Polonisë do ta takojë një nga ish-kolegët e tij tek Bayerni, Robert Lewandowski.
Futbollisti nga Zhegra ka thënë se do t’i tregojë shokëve të tij të skuadrës se si ta ndalin sulmuesin e rrezikshëm të Bayern Munichut, njofton Insajderi.
“Do doja të luaja kundër Gjermanisë, dhe do kisha mundësinë t’i shihja sërish disa nga ish-kolegët e mijë. Natyrisht, tek polakët më së miri e njoh Lewandowski-n.”
“Unë do t’i ndihmojë kolegëve të mijë në mbrojtje për mënyrat e mbrojtjes ndaj tij”, shpjegon ish-futbollisti i Bayernit dhe Interit për ‘Blick’.
Polonia dhe Zvicra do të takohen mes vete në fazën e 1/8-ave të “Euro 2016”. Ndeshja e fundit mes këtyre dy skuadrave është zhvilluar në vitin 2014, në një miqësore të përfunduar 2-2. /Insajderi.com