×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Shakaja e Kurtit për eksportin: Më kanë thanë në Zvicër fol me përqindje se 1 miliardë s’janë pare për ata

    Insajderi
    23 September 2023 - 14:43

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti,dje ka takuar kandidatët shqiptarë që do të marrin pjesë në zgjedhjet e tetorit në Zvicër.

    Kurti në këtë bashkëbisedim është pyetur edhe për bashkëpunimin tregtar në mes të dy shteteve dhe për atë që mund të bëhet më shumë në aspektin e bashkëpunimit ekonomik.

    Ai ka përmendur rritjen e eksportit në Kosovë, duke thënë se gjatë këtij viti ka arritur të kalojë shifrën 1 miliardë euro.

    Kryeministri kosovar me këtë rast është kujdesur që të bëjë edhe pak shaka, duke thënë se e kanë porositur që në Zvicër të flasë me përqindje, meqë për një shtet si Zvicra 1 miliardë euro s’janë asgjë.

    “Eksportet sivjet për herë të parë e kalojnë 1 miliardëshin. M’kanë thanë këtu në Zvicër ma mirë fol me përqindje se s’janë pare ato për Zvicrën”, ka thënë Kurti. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2023 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark