×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Shala: Aro Muric u përjashtua nga Kombëtarja sepse Agim Ademi i tha “shko flej, çka po bën këtu”

    Insajderi
    22 March 2023 - 22:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Analisti Ramiz Shala gjatë debatit në Politiko në Kanal 10 për arrestimin e Presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademit, ka kthyer një rast të ndodhur më parë, kur portieri i parë i Kombëtares, Arijanet Muric, ishte përjashtuar dhe sipas Shalës kjo kishte ndodhur pas një përplasje mes lojtarit e Ademit.

    Aro Muric ishte përjashtuar nga Kombëtarja në vitin 2021, aso kohe sipas FFK-së sepse portieri kishte thyer rregullat disiplinore, teksa u aludua se ai kishte qenë në gjendje të dehur, por analisti Shala thotë ndryshe.

    Fajin për këtë përjashtim ish-drejtori në Komunën e Skenderajt ia hodhi Agim Ademit, i cili u mundua t’i jepte urdhra futbollistit, por i njëjti nuk kishte pranuar, dhe kjo sipas Shalës është arsyeja pse ai është përjashtuar nga kampi Dardan.

    “Krejt e dinë problemin që e kanë krijuar menaxhmenti i Federatë së Futbollit me Aro Muricin. Pse u largu ai prej hotelit? Agim Ademi në hotel i ka thanë Muricit ‘shko flejë’. Pse është përjashtuar ai nga Kombëtarja? Aro Muric ka qenë në kat të lartë në Emerald, i keni raportimet e mediave. Ka shkuar Ademi i ka thënë ‘shko flejë’, ky ia ka kthyer ‘Hiçmu qafe, kush je ti?’. Profilet si ai i Amir Rrahmanit, Edon Zhegroves e Aro Muricit, nuk i intereson se kush është kryetar i FFK-së e kush është Hodaj, Faruku etj. Ata vijnë me ftesën e një njeriu që e ka emrin trajner e që Kosova e paguan, dhe vetëm urdhrat e tij i zbatojnë lojtarët.”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark