×
  • Lajme
  • Lajme

    Shala: Mendjet e krisura thonë që nuk bën me qenë konsull djali i politikanit

    Insajderi
    26 November 2020 - 23:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i AAK-së, Haxhi Shala ka folur rreth emërimit të djalit të tij, Flakron Shalës, si konsull i përgjithshëm në Pragë të Çekisë.

    Shala tha se mendje krisurit në Kosovë po thonë që nuk bën djali i një politikani të jetë konsull.

    “Cakin e kishin tek unë e jo të Flakroni. Me krenari e mbroj sot djalin tim, jo që është i imi. Mendjet e krisura në Kosovë thojnë që nuk bon me kon djali i politikanit. Të gjitha ministritë e njohin djalin tem, ama jo që është djali jem”, tha Shala në Klan Kosova.

    Shala shkarkimin e djalit të tij e cilëson si hakmarrje politike.  /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark