×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Shala tregon nëse AAK ka marrë ofertë për koalicion nga Vetëvendosje

    Insajderi
    02 March 2021 - 18:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    nëtari për deputet nga radhët e AAK’së, Haxhi Shala, ka treguar se AAK’ja ende nuk ka marrë asnjë ofertë nga Lëvizja Vetëvendosje për koalicion.

    I ftuar në Frontal ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka nevojë për një partner serioz si Ramush Haradinaj.

    “Deri më tani nuk ka ndonjë ofertë nga Lëvizja Vetëvendosje. Albin Kurti ka nevojë për një partner serioz, e më serioz se Ramushin nuk e ka askënd. Bashkë me Haradinaj bëhen votat dhe ecet përpara”, ka thënë ai.

    Shala ka përmendur edhe njëherë që është kërkesë e strukturave të Aleancës që Ramush Haradinaj të kandidojë për president, derisa është shprehur i hapur për koalicion më Lëvizjen Vetëvendosje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark