×
  • Lajme
  • Insajderi

    Shantazhonin një person duke i kërkuar 25 mijë euro – Policia e Kosovës arreston dy persona

    Insajderi
    25 November 2020 - 18:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Lipjan, shkruan Insajderi.


    Për të njëjtit, më 15 tetor viktima mashkull ka raportuar në polici se janë dukë e shantazhuar përmes rrjetit social Facebook dhe Messenger.


    Tashmë të arrestuarit dyshohet se kanë kërkuar nga viktima 25 mijë euro, në të kundërtën do t’i publikon fotografi që do të ndikonin në prishjen e imazhit të tij.


    Të arrestuarit janë B.SH 23 vjeçar nga Lipjani si dhe F.S 24 vjeçar po ashtu nga Lipjani.


    Siç bëhet e ditur në komunikatën e policisë nga të dyshuarit janë sekuestruar tre telefona, dy iphone dhe një samsung dhe një usb në cilësi të provave materiale.

    Komunikata e plotë e Policisë së Kosovës:

    Me datë 15.10.2020, Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda (DHKR) e Policisë së Kosovës në Prishtinë ka pranuar një informacion lidhur me persona të dyshuar, të cilët dyshohet se përmes rrjetit social FACEBOOK dhe përmes rrjetit social “Messenger”, janë duke e detyruar viktimën m/k për t’i dhënë një shumë të parave në vlerë prej (25 000 Euro) njëzet e pesëmijë eurove përndryshe do t’ia publikojnë disa fotografi të cilat do të ndikojnë në imazhin e tij dhe të familjes së tij dhe po ashtu e kanë kanosur vazhdimisht viktimën se “nëse nuk i jep paratë do ta dëmtojnë atë dhe familjen e tij”.


    Me këtë rast dyshohet se të dyshuarit me qëllim të përfitimit material kanë kryer veprat penale “Shantazhi” sipas nenit 329 i KPK-së dhe Kanosja nga neni 181 i kodit penal të Republikës së Kosovës.


    Drejtoria për Hetime të Krimeve të Rënda në Prishtinë nën autorizimet e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka zhvilluar hetime në këtë rast dhe më datë 24.11.2020 rreth orës 17:25 në qytetin e Lipjanit ka arrestuar personat e dyshuar:

    1. B.SH.,(viti i lindjes 1997) Lipjan, dhe
    2. F. S., (viti i lindjes 1996-Mitrovicë) Lipjan.

    Nga të dyshuarit janë sekuestruar tre telefona, dy IPHONE dhe një SAMSUNG dhe një USB në cilësi të provave materiale.

    Pas kontaktit me prokurorin kujdestar në Mitrovicë, të dyshuarit është vendosur të dërgohen në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme ligjore./Insajderi.org

    Video: Masakrimi me thike, drejtesia e cileson lendim te lehte trupor

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark