Kandidati nga Partia Demokratike e Kosovës për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka premtuar se do të sjellë ndryshimin e vërtetë në këtë qytet.
Totaj ka thënë se i di mirë nevojat dhe kërkesat e banorëve dhe është zotuar për qeverisje të mirë.
“I kam hy kësaj gare për dashurinë që e kam ndaj qytetit tonë të bukur Prizrenit. I di nevojat e qytetit dhe i kuptoj mirë kërkesat e qytetarëve. Zotohem se bashkë do të qeverisim. Bashkë do ta sjellim ndryshimin e vërtetë. Prandaj bashkë me 17 tetor të votojmë për numrin 177”, ka shkruar Totaj.