×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Shaqir Totaj flet pas kërcënimit që mori

    Insajderi
    25 January 2023 - 12:12

    Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, është kërcënuar nga një i dyshuar të martën mbrëma.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka ka thënë se Totaj është kërcënuar për shkak se i dyshuari ishte i pakënaqur me vlerësimin e pronës së tij nga komuna.

    “Dje me date 24.01.23 , në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Prizren, kryetari i Komunës së Prizrenit ka raportuar se reth orës 20:00 eshte kanos nga nje i dyshuar, i dyshuari i pare ka percjellë mesazhin nëpërmes të dyshuarit të dytë, të djali i ankuesit”.

    “Ankuesi është kanos nga i dyshuar pasi që ai është i pakënaqur me vlersimin e pronës së tij nga komuna. Fjala është për një pronë-shtëpi e cila ka disa vite që pengon përfundimin e rrugës “tranziti i ri” në Prizren”, ka thënë Bytyqi për Gazetën Insajderi.

    Për kërcënimin kundër tij ka folur edhe vetë kryetari Totaj, i cili ka thënë për Gazetën Insajderi se “organet kompetente janë duke u marrë me rastin”.

    Të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit kujdestar janë ndaluar për 48 orë.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark