Kandidati për kryetar të Prizrenit nga radhët e PDK-së, Shaqir Totaj, ka thënë se gratë janë shtylla e familjes dhe shoqërisë.
Totaj tha se do të punojnë që të përmisohet pozita e grave.
“Si kryetar i ardhshëm i komunës, do të punojmë pa ndalur që pozita e grave në Prizren të përmirësohet vazhdimisht”, ka shkruar Shaqir Totaj në facebook.
Ai premtoi se do të emëroj gra në gjysmën e drejtorive komunale.
“Në qeverisjen tonë do të respektohet barazia gjinor dhe zotohem se do të emëroj gra në gjysmën e drejtorive komunale”, tha kandidati për kryetar të Prizrenit.