Futbollisti me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit amerikan MLS.
Shaqiri ka vazhduar me paraqitje fantastike, duke bërë një tjetër asistim për Chicagon këtë edicion në MLS. Ai asistoi për mrekulli në golin e vetëm të shënuar nga Duran në minutën e 83-të, por dy minuta më vonë portieri vendas bëri një gabim trashanik duke i falur topin kundërshtarëve të cilët realizuan për fitoren e madhe.
Për Shaqirin ky ishte asistimi i katërt këtë edicion në MLS, derisa ka realizuar edhe dy gola.
Nga tetë golat e shënuar në 11 ndeshje të Chicagos, Shaqiri ka kontribuar në gashtë prej tyre duke qenë bindshëm lider i kësaj skuadre.
Ndryshe, Fire u mposht në shtëpi nga Cincinnati me rezultat 1-2, humbje që erdhi falë një gabimi trashanik të portierit të Chicagos, Slonina.