×
  • Sport
  • Sport

    Shaqiri flet një ditë para përballjes me Shqipërinë

    Insajderi
    10 June 2016 - 16:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ylli i Zvicrës Xherdan Shaqiri dha një intervistë një ditë para përplasjes së shumëpritur për të gjithë shqiptarët, në të cilën tregoi emocionet e tij para sfidës ndaj Shqipërisë.

    Ylli i Stoke City, i cili është me origjinë nga Kosova, tregoi se familja e tij nuk dëshironte që Zvicra e Shaqirit të përballej me Shqipërinë në Kampionatin Evropian.

    “Shorti ishte një kënaqësi por edhe stres prej familjes dhe shokëve. Unë jam i lumtur sepse do të takoj shokët e mi. Për krejt shqiptarët ishte e veçantë. Familja nuk e dëshironte përplasjen me Shqipërinë, edhe media ka folur shumë, por ka edhe kënaqësi”, tha Shaqiri.

    Shaqiri thotë se ka respekt për Shqipërinë sepse është vendlindja e atyre futbollistëve shqiptarë që luajnë për Zvicrën. Ai tha se edhe nëse ndonjëri prej futbollistëve shqiptarë të Zvicrës feston, respekti për Shqipërinë mbetet i njëjtë.

    “Kam folur shpesh mes nesh me lojtarët e Shqipërisë. Loja do të jetë e rëndësishme të dy ekipet duam të fitojmë ndaj do të jetë e vështirë edhe për ne. Kam respekt për Shqipërinë sepse e dimë nga e kemi vendlindjen. Evropiani është i rëndësishëm dhe secili kur shënon guxon të festojë por respekti për Shqipërinë mbetet i njëjtë”, tregon Shaqiri për Supersport, raporton Insajderi.

    Ndeshja në mes të Shqipërisë dhe Zvicrës do të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 15:00 në stadiumin “Stade Bollaert” të Lensit. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark