×
  • Sport
  • Botërori 2022

    Shaqiri në konferencë për shtyp: Zvicra di si të sillet ndaj skuadrave të mëdha, Brazili ka pika të dobëta

    Insajderi
    27 November 2022 - 19:30

    Ndeshja mes Brazilit dhe Zvicrës është një nga takimet më interesante të fazës së dytë të grupeve të Botërorit të Katarit.

    Pavarësisht nivelit shumë të lartë të futbollistëve të Selecciaos, lojtari i zviceranëve, Xherdan Shaqiri ka besim se gjithçka do shkojë mirë.

    “Brazili ka gjithashtu pikat e tij të dobëta pavarësisht se ka aq shumë lojtarë të mirë sa është e vështirë të zgjedhësh një. Por edhe në vitin 2018 ne ishim të dobët kundër tyre dhe përfundoi në barazim (1-1 ). Brazilianët luajtën shumë mirë në ndeshjen hapëse, por ne dimë se si të sillemi kundër skuadrave të mëdha” – tha ai.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark