Shaqiri i gatshëm për Liverpoolin
Futbollistit shqiptar që luan me përfaqësuesën zvicerane, Xherdan Shaqirit, nuk iu është dashur shumë kohë që ta marrë vetën dhe të rikthehet nga lëndimi që e pësoj para tre javësh.
Klikoni
Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.
‘Shaqa’ është kthyer në stërvitje të plotë me skuadrën e tij Stoke City sot, njofton trajneri i tij Mark Hughes.
Stoke City këtë fundjavë do të udhëtoj në Liverpool, ku do të takohet me skuadrën e Kloppit, në Anfield Road. /Insajderi.com