×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Sharje, ofendime, bullizëm”, cilët janë deputetët “akademik” që eskaluan me deklarata në Kuvend

    Insajderi
    24 March 2023 - 17:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në fjalorë koncepti “parlament” definohet si vendi në të cilën mblidhen njerëz të ndryshëm me qëllime të njëjta. Në shoqëritë demokratike, ky termë mund të kuptohet edhe si hapësira ku të zgjedhurit e popullit përfaqësojnë elektoratin që i ka votuar, shkruan Insajderi.

    Për Kuvendin e Republikës së Kosovës të përbërë nga 120 deputetë, kjo është legjislatura e saj e tetë.

    Shumë figura të reja janë ulur në karrikën e deputetit por e pandryshueshme ka mbetur përdorimi i gjuhës jo të hijshme brenda dhe jashtë sallës së Kuvendit.

    Madje, të pa rezervë në përdorimin e shprehjeve aspak të mira kanë qenë edhe ata deputet që janë ose kanë punuar si profesor në universitete të ndryshme të vendit, kryesisht ato publike, shkruan Insajderi.

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, në Senacen e djeshme të Kuvendit shau kryeministrin, Albin Kurti.

    I vetëdijshëm apo jo për pranin e mikrofonit, profesori në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” i është drejtuar kryeministrit me fjalinë “Phh të q**sha tradhtarin e nanës”.

    Madje, edhe kur i është tërhequr vërejtja nga kryeparlamentari, Glauk Konjufca, për përdorim të gjuhës jo parlamentare, Shala nuk ka shfaqur aspak pendës.

    Ai ka replikuar duke thënë “Vërejtjen ma dërgoni me postë”.

    Edhe bashkëpartiakët e Shalës nuk është se kanë një të kaluar për tu ndjerë krenarë sa i përket këtij aspekti.

    Lumir Abdxhiku e Avdullah Hoti në një debat me shefen e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari kishin zgjedhur që një realitet ( sipas tyre) ta argumentojë me një qasje seksiste e ofenduese.

     “Zelli i saj për me iu shërby shefave që i ka ndërru vazhdimisht është i gërditshëm, është i poshtër. Unë po ja përmendi veç një fakt, në fushatën e vitit 2017, se a e dini çka bën kjo kush t’i ka gjasat më të mira kjo i bëhet bashkë, i shkon mrapa. I ka shku PDK-së mrapa, na ka ardhë neve prapa në vitin 2017 kur i kemi pas gjasat me fitu…Kur nuk fituam, na la, shkoi në partinë tjetër”, kishte deklaruar në Kuvend profesori i Universitetit të Prishtinës, Avdullah Hoti.

    Ndërkaq, shefi i partisë së Shalës e Hotit, njëherësh edhe profesor në një kolegj privat, Lumir Abdixhiku në po të njejtin debat, e kishte quajtur Kusari-Lilën e pamoralët dhe pakurriz politik, shkruan Insajderi.

    “Sa i përketë ofendimeve personale që i bëri shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, tani unë ish-këshilltarës së Bajram Rexhepit në PDK, ish-këshilltarës së Behgjet Pacollit në AKR, ish-zëvendëskryeministrës së Hashim Thaçit në qeveri, ish-partnerës së koalicionit dhe ish-deputetës së Isa Mustafës, dhe ushtruesës së detyrës së shefës së Grupit Parlamentare të Albin Kurtit, dhe nuk po flas për pesë përsona po flas për një; nuk mund t’i flas për një çështje që s’e kupton, e që është moralitet dhe kurrizi politik”, kishte deklaruar Abdixhiku.

    Diskurset seksiste ndaj grave nuk kanë të mbaruar madje deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, në një deklarim të tij kishte gjykuar se gratë nuk bënë të përfshihen në debate të burrave.

    Ferat Shala që është edhe profesor në Universitetin e Prishtinës, i kishte repilkuar një deklarate të Kurtit, në të cilën ai kishte thënë se bashkëshortja e Feratit, Sala gjatë kohë sa ka qenë deputete kishte votuar pro themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

     “Gruaja jem Sala nuk e ka votuar Zajednicën. Kërko falje kryeministër. As unë nuk e kam votuar. Po na e krijon hapësirën me u marrë me gra”, kishte deklaruar Shala.

    Dy deputet të tjerë të PDK-së, kanë “çuar shumë pluhur” me një postim të tyre me përmbajtje bullizuese ndaj presidentes, Vjosa Osmani.

    Ardian Kastrati njëherësh profesor në Universitetin e Prishtinës, në ditën kur Osmani është zgjedhur presidente kishte postuar një shkrim referuar asaj, shkruan Insajderi.

    “Gjithmonë më ka pëlqy shumë satira e Faik Konicës. Në një shkrim të botuar në ‘Gazeta Dielli” mes tjerash gjeta këtë përshkrim satiric të Konicës (për një ish- zyrtarë të lartë të Stambollit) që sonte më bëri të qesh me lot. “Një fshatarake me një barkë si kadë e me këmbë si magje, me një palë duar të trasha e të pjekura, e me një fytyrë të fryrë e të kuqe si piper i Ohrit”.

    Pas kritikave të shumta profesor Kastrati e kishte mohuar se ia kishte dedikuar Osmanit dhe  e kishte fshirë statusin./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark