×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Shatërvani i Xhamisë së Çarshisë zhvendoset përkohësisht për restaurim

    Insajderi
    20 May 2022 - 22:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komuna e Prishtinës ka dalë me një sqarim, pasi që u ngritën shqetësime se çezma e vjetër xhamisë në Prishtinë, është rrënuar.

    Komuna ka thënë se zhvendosja e çezmës është e përkohshme, me pëlqim nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

    “Të dashur qytetarë, duke ju falënderuar për vigjilencën, ju njoftojmë se zhvendosja e çezmës së xhamisë është e përkohshme. Projekti që është duke u implementuar ka pëlqim nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – IKMM, e cila është kompetente për dhënien e pëlqimeve për ndërhyrje në asetet e trashëgimisë kulturore si dhe për përcjelljen e punimeve në to”, thuhet në njoftim.

    Komuna e Prishtinës thekson se e përkushtuar që të ofrojë ekspertizën e vet si partner me këdo që ka për qëllim ruajtjen dhe promovimin e aseteve të trashëgimisë kulturore si e mirë e përbashkët.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark