×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Shau presidentin dhe kryeministren e Serbisë dhe menjëherë pasoi dorëheqja

    Insajderi
    17 September 2021 - 10:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dje në rrjetet sociale u publikua një audio incizim, ku dëgjohet Boban Stankoviq, kryetari  i organeve ilegale të Fushë Kosovës, duke fyer presidentin dhe kryeministren e Serbisë me një sërë vulgaritetesh dhe sharjesh. Mirëpo, Stankoviq menjëherë pas publikimit të këtij incizimi dha dorëheqjen.

    Në incizim, i cili u përhap shpejt në rrjetet sociale, dëgjohet Stankoviq duke u shpjeguar bashkëbiseduesve të tij detajet e ndalimit të tij në Merdare nga policia serbe në janar 2019. Në atë bisedë, ai shau dhe ofendoi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren, Ana Bërnabiq.

    Stankoviq, i cili mbante një pozitë të lartë në Partinë Liberale të Pavarur (SLS) deri më 6 janar 2020, thotë gjithashtu se ndërsa ishte në atë parti, askush nuk donte të ulej dhe të pinte kafe me të, dhe që tani u bë “patriot”.

    Pasi u shkarkua në SLS, Stankoviq u bë anëtar i Partisë Përparimtare Serbe të Vuçiqit, gjegjësisht Listës Serbe, dhe në shkurt të këtij viti, Qeveria e Serbisë e emëroi atë kryetar të Komunës ilegale në Fushë Kosovë.

    Siç njofton portali Kosova online, Stankoviq mbrëmë dha dorëheqjen nga ai pozicion.

    “Dhashë dorëheqjen për arsye personale”, kishte thënë Stankoviq shkurt./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark