SHBA “boshatis” Kubën – barrierat e Trump godasin rëndë turizmin e ishullit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    SHBA “boshatis” Kubën – barrierat e Trump godasin rëndë turizmin e ishullit

    Insajderi
    13 July 2019 - 20:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Turizmi në Kuba pritet të bjerë me 8.5% këtë vit, pas kufizimeve në udhëtime të vendosura nga Shtetet e Bashkuara drejt ishullit në Karaibe. Rënia e turistëve pritet të godasë më tej ekonominë e vendit.

    Ky sektor ka kompensuar për eksportet e dobëta dhe rënies së ndihmave nga aleatë si Venezuela. Administrata e Donald Trump ka vendosur të ndalojë tregtinë me Venezuelën, në përpjekje për të detyruar Qeverinë që të mos mbështesë Nicolas Maduro.

    Muajin e kaluar, Trump ndaloi anijet, avionët privatë dhe jahtet që të udhëtojnë drejt ishullit. Kjo ka ndikuar bindshëm bizneset vendase që lidhen me sektorin e turizmit, shkruan New York Post, përcjell Koha.mk.

    Ministri i Turizmit Manuel Marrero, vlerësoi se 4.3 milionë njerëz pritet të vizitojnë Kubën këtë vit, në rënie nga 4.7 milionë vitin e kaluar dhe poshtë objektivit prej 5 milionë.

    Ulja e kufizimeve nga ish presidenti Barrack Obama për të vizituar Kubën, kishte shkaktuar një rritje gjigante të turistëve në ishull. Megjithatë, Trump ka kthyer mbrapsht të gjithë masat e Obama dhe ka prezantuar barriera të tjera për të ndëshkuar ekonominë dhe qeverinë e vendit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark