×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    SHBA: Debat në Senat për pakon e ndihmës prej 1.9 trilion dollarësh

    Insajderi
    05 March 2021 - 20:28

    Senati amerikan ka nisur debatin lidhur me planin për ndihmën ndaj pandemisë në vlerë prej 1.9 trilion dollarësh. Për këtë plan të presidentit Joe Biden, pritet të debatohet lidhur me amendamentet që kanë të bëjnë me mënyrën se si do të shpenzohen këto para.

    Ky projektligj ka për synim që të ndihmojë në luftën kundër pandemisë COVID-19 dhe t’i ndihmojë në rimëkëmbjen ekonomike.

    Legjislacioni iu mundëson pagesa direkte deri në 1.400 dollarë për shumicën e amerikane.

    Ky projektligj po ashtu parasheh financimin e vaksinave kundër COVID-19 si dhe testimin. Aty parashihet edhe ndihma për qeveritë lokale e shtetërore, ndihma për shkollat, për industrinë ajrore si dhe shkurtimi i taksave për familjet me të ardhura të ulëta.

    Republikanët në Senat kanë paralajmëruar se do të jenë unik sa i përket kundërshtimit të këtij projektligji dhe lideri i pakicës në Senat, republikani Mitch McConnell ka thënë se projektligji është hartuar keq.

    Nëse Senati e miraton këtë projektligj, ai do të dërgohet sërish në Dhomën e Përfaqësuesve – ku shumicë janë demokratët – që të miratohet përfundimisht.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark