×
  • Lajme
  • Botë
  • Insajderi / Ballina 5

    SHBA dhe Kanadaja arrijnë marrëveshje për refuzimin e azilkërkuesve

    Insajderi
    24 March 2023 - 11:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada kanë arritur marrëveshje për refuzimin e azilkërkuesve në kalimet jozyrtare kufitare, thonë zyrtarët.

    Presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe kryeministri kanadez Justin Trudeau do ta bëjnë publike marrëveshjen të premten gjatë vizitës së Biden në Ottawa, shkruan BBC.

    Ky pakt pritet t’iu mundësojë zyrtarëve në të dyja anët e kufirit të kthejnë prapa azilkërkuesit që ia mësyjnë SHBA-së dhe Kanadasë.

    Kjo lëvizje është pjesë e përpjekjevë për të kufizuar fluksin e emigrantëve në kalimin jozyrtar kufitar Roxham Road, midis shtetit të Nju Jorkut dhe Quebec-ut.

    Si pjesë e marrëveshjes, Kanadaja do ta formojë një program të ri të refugjatëve për 15 mijë emigrantë që ikin nga persekutimi dhe dhuna në Amerikën Jugore dhe Qendrore, thanë zyrtarë amerikanë në kushte anonimiteti për CBS News.

    Biden ndodhet në Ottawa për të diskutuar për disa çëshje ekonomike, tregtare dhe emigrimi me Trudeau. Marrëveshja e migrimit ështa paraparë  të njoftohet para se ai të kthehet gjatë ditës në SHBA.

    Administrata e Biden po ashtu ka propozuar të shtrëngojë masat për azilkërkuesit në kufririn jugor amerikan me Meksikën, i cili është kundërshtuar nga grupet për të drejtat e njeriut.

    Marrëveshja e re SHBA-Kanada mund të hyjë në fuqi shpejt, meqenëse nuk i duhet miratimi i Kongresit amerikan.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark