×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    SHBA do t’i shesë Izraelit predha tankesh me vlerë mbi 100 milionë dollarë

    Insajderi
    10 December 2023 - 08:21

    Ushtria amerikane do t’i shesë Izraelit predha tankesh me vlerë 106.5 milionë dollarë, pasi administrata Biden përdori autoritetin e saj të emergjencës.

    Kështu u shpreh Pentagoni përmes një deklarate, shkruan Sky News.

    Rreth 14,000 predha tankesh do t’i shiten Izraelit pa shqyrtim nga Kongresi.

    Kjo vjen pasi SHBA-ja vuri veton ndaj një rezolute të Kombeve të Bashkuara që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza – pavarësisht se propozimi u mbështet nga pothuajse të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit.

    Nga 15 anëtarët e këshillit, 13 votuan pro rezolutës. SHBA ishte i vetmi vend që e bllokoi atë, ndërsa Britania e Madhe abstenoi.

    Shtetet e Bashkuara kishin sinjalizuar më parë mosmiratimin e draft tekstit. SHBA i ka rezistuar vazhdimisht thirrjeve për një “armëpushim”, duke theksuar të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur pas sulmit terrorist të Hamasit më 7 tetor.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark