Kamerat e sigurisë në Burgun Westchester në Pensilvani, kanë kapur një moment goxha interesant.
Brazili Danielo Cavalcante, i dënuar me burgim të përjetshëm ka ikur në mënyrë spektakolare nga ky burg.
Ai u shpall fajtor një javë më parë për vrasjen e ish-të dashurës së tij.
Në pamjet e publikuara nga vetë burgu i kontesë, braziliani shihet teksa ngjitet në mënyrë akrobatike në murin e oborrit të burgut, për t’u zhdukur më pas nga kamera dhe nga burgu.
Mediat raportojnë se Cavalcante, po fshihet në një zonë pyjore tre kilometra vendi ku vuante dënimin.