×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    ShBA, shënohet 52 vjetori i vdekjes së Malcolm X

    Insajderi
    22 February 2017 - 18:33

    Admiruesit e figurës dhe veprës së Malcolm X mbrëmë u mblodhën para varrit të aktivistit dhe bënë homazhe duke vendosur lule dhe duke bërë lutje.

    Aktivistja nga Britania e Madhe, Shantyl Rogers tha se emri i Malcolm X për të është sinonim i lirisë dhe të drejtave të njeriut.

    “Ai ishte i detyruar të luftojë për të drejtat e afro-amerikanëve në SHBA. Po të ishte ai gjallë sot, sërish nuk do të ishte i kënaqur me situatën, sepse afro-amerikanët dhe emigrantët përsëri po përballen me diskriminim dhe probleme. Në mes njerëzve duhet të ketë dashuri, pavarësisht nga ngjyra e lëkurës së tyre, ky ishte mesazhi i Malcolm-it”, tha Rogers.

    Punonjësi i ndërtimtarisë Saadiq Abdul Qadir theksoi se Malcolm X është simbol i luftës për të drejtat shoqërore dhe jo interesave dhe famës personale.

    “Po të ishte gjallë sot, sërish do të udhëhiqte luftën e njëjtë. Ai nuk mendonte vetëm në nivel lokal, por globalisht. Ne sot, duhet të veprojë ashtu për ta bërë botën një vend më të mirë për të jetuar. Ai ishte dhe mbetet frymëzim për njerëzit që luftojnë për drejtësi dhe liri. Ai ndryshoi veten dhe shoqërinë rreth tij dhe neve sot na duhet diçka e tillë me përmasa të ngjashme siç ishte në kohën e tij”, tha Abdul Qadir.

    Po ashtu edhe artisti Kev Lawrence tha se kishte ardhur për të nderuar njeriun i cili ka futur në borxh të madh botën.

    Malcolm X u lind në Nebraska më 19 maj, 1925. Në fëmijërinë e hershme, babanë ia vrasin racistët e bardhë, sepse ishte anëtar i shoqatës për përmirësimin e jetës së afro-amerikanëve. Vdekja e tij u përshkrua si aksident edhe pse koka e tij ishte e ndarë nga trupi. Pasi që nëna e Malcolm-it pas vdekjes së burrit nuk mundi të bëjë më shumë, për të janë kujdesur vëllai i madh dhe motra. Malcolm filloi jetën e një krimineli të vogël. Në moshën 12 vjeçare u vendos në jetimoren në Michigan. /Insajderi.com

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark