×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    SHBA vendosë sanksione ndaj mbështetësve të Al-Kaidës nga Turqia

    Insajderi
    17 September 2021 - 10:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Departamenti amerikan i Thesarit vendosi sanksione ndaj pesë mbështetësve të Al-Kaidës për shkak të dyhimeve se ata i dhanë ndihmë financiare këtij grupi terrorist.

    Departamenti i Thesarit tha se operativët që mbështesin al-Kaidën po punonin jashtë Turqisë.

    “Ne do të vazhdojmë të punojmë me partnerët tanë të huaj, përfshirë Turqinë, për të ekspozuar dhe shkatërruar rrjetet e mbështetjes financiare të Al-Kaidës”, tha përmes një deklarate zyrtari i Departamentit të Thesarit, Andrea Gacki.

    Departamenti i Thesarit tha se janë vënë sanksione ndaj avokatit egjiptian Majdi Salim, të cilin e përshkroi si lehtësuesin kryesor, dhe Muhammad Nasr al-Din al-Ghazlanit, një korrier financiar egjiptian, si dhe ndaj shtetasve turq Nurettin Muslihan, Cebrail Guzel dhe Soner Gurleyen.

    “Si rezultat i veprimit të sotëm, të gjitha pronat e këtyre individëve të përmendur më sipër, që janë në Shtetet e Bashkuara, në posedim ose kontroll të shtetasve amerikanë duhet të bllokohen dhe të raportohen tek OFAC (Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja)”, thuhet në një deklaratë të Departamentit të Thesarit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark