×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    “Shef i dasmës, sallës, kuzhinës…” – Faraoni G rikthehet me këngën “Shefqet” e cila flet për shqiptarët

    Insajderi
    24 August 2022 - 15:58

    Pas një pauze të gjatë Ilir Demolli i njohur për publikun si Faraoni G pritet t’i rikthehet muzikës.

    Në intervistë për Insajderin ka zbuluar se në shtator do ta publikojë këngën me titullin “Shefqet”.

    Gjatë bisedës ai ka treguar pse ka vendosur ta titullojë kështu projektin e tij më të ri muzikor.

    “Unë po besoj që kah shtatori qeta e lëshojë, e kryme është veç një klip, se ky stili jem po lyp kohë po duhet me bë njëfarë klipi me bë ma interesant. Unë tash këto i bëjë ma për qejf, e di që ka njerëz që e kanë pëlqy stilin tem. Nuk është konsumu shumë. Është udha jem aty”, ka deklaruar Faraoni G për Insajderin.

    Faraoni G

    Për këngën thotë se ka punuar që nga 2019-të por për shkak pandemisë është shtyrë deri tani.

    “Një këngë e kam bë 2019-ën. 2020-ën e kam inçizu por se kam lëshu, e lëshojë tash e ka emrin Shef, Shefqet dmth flet për fenomenin e shqiptarëve që diqysh krejt kanë qejf me kanë shefa, shef i dasmës, shef i sallës, shef i kuzhinës, kretj do të thotë shefa si titull i bjen mirë por mandej përgjegjësinë e punën se bën kurrqysh veç kemi qejf me keqpërdorë qat fare”, u shpreh ai.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark