×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Shefi i BE-së tregon se çfarë diskutoi me kryetarin e KQZ-së

    Insajderi
    18 July 2023 - 16:48

    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, është takuar sot me kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

    Ata u takuan për të diskutuar për reformën e ligjit zgjedhor, si dhe për zgjedhjet e parakohshme në katër komunat veriore.

    “I lumtur që takohem me Kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi dhe diskutuam punën në zbatimin e reformës së ligjit zgjedhor si dhe çështjet aktuale lidhur me zgjedhjet e parakohshme lokale në veri. BE-ja do të vazhdojë mbështetjen për KQZ-në në harmonizimin e akteve nënligjore me ligjin e ri”, ka shkruar ai.

    Kosova është zotuar në marrëveshjen e fundit me BE-në për shtensionimin e situatës në Veri edhe për sigurimin e bazёs sё nevojshme ligjore pёr tё mundёsuar organizimin e kёtyre zgjedhjeve.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark